Sylejman Uglanin

Sylejman Uglanin i dërgoi letër mirënjohjeje kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sylejman Uglanin i dërgoi letër mirënjohjeje kryetarit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën thuhet: I nderuar President Thaçi, shfrytëzoj rastin për të shprehur mirënjohjen time për pritjen tuaj më 23 shkurt 2017 në Prishtinë, të delegacionit  në përbërje nga përfaqësues të Këshillit Kombëtar Boshnjak, Partia e Veprimit Demokratik të Sanxhakut dhe organizata “Kosova për Sanxhakun”. Gjithashtu ju na keni nderuar shumë me rastin e organizimit Akademisë përkujtimore për jetën dhe veprën e Shaban Polluzhës  dhe Mehmet Gradicës dhe ftesës për të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …