Tomë Gashi

Gashi: Kërkesat për ndryshime të ligjit për Gjykatën Speciale janë të vonuara

Duke komentuar kërkesat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ndryshime të ligjit për Gjykatën Speciale, avokati Tomë Gashi ka thënë se këto kërkesa janë të vonuara dhe të ndikuara nga politika.  Këto kërkesa tilla është dashur të bëhen para se të hartohen dhe votohen ligjet për Gjykatën Speciale. Ai ka paraparë se arrestimet e para do të fillojnë në muajin qershor dhe askush nuk e di me saktësi se cilët do të jenë këta persona. Sa i përket personave që do të jenë të akuzuar në Gjykatën Speciale, askush me saktësi, përveç prokurorit nuk i di këto, dhe askush nuk do të duhej të bënte spekulime të tilla, duke përmendur emra të përveçëm kinse ky person apo ky personalitet është në listën e të akuzuarve të Gjykatës Speciale, ka porositur avokati, Tomë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …