Kreu i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson i bëri sot thirrje Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera të Gjirit për të zbutur bllokadën ndaj Katarit, duke konfirmuar se një veprim i tillë po pengonte luftën kundër grupit të Shtetit Islamik në rajon. “Katari ka bërë progrese për të ndalur tani mbështetjen financiare dhe për spastrimin e terroristëve nga vendi i tij, por duhet bërë më shumë dhe sa më shpejt”, deklaroi sekretari i Shtetit gjatë një interviste të shkurtër. “Bllokada po pengon aksionin ushtarak të SHBA-së në rajon dhe fushatën kundër ISIS-it, theksoi kreu i diplomacisë amerikane gjatë një deklarate të shkurtër në media. Këto deklarata kundërshtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë deklaratat e një zyrtari të Pentagonit të bërë në media disa minuta para deklaratës së Rex Tillerson (ATSH APF)
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama: Shqipëria në BE në vitin 2030
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur sërish pragun e optimizmit europian, këtë herë nga …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
