leoni

Ramush Haradinaj

Haradinaj: Do ta bëj të pamundurën që besimin tuaj ta kthej në fuqi e përcaktim për zhvillimin dhe përparimin e vendit

Lideri i AAK-së kandidat për për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj në një postim të tij duke falënderuar votuesit e tij, ka shkruar se “do ta bëjë të pamundurën që besimin tuaj ta kthej në fuqi e përcaktim për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës sonë të përbashkët.  Mbështetja dhe vota që ma keni dhënë në zgjedhjet e 11 Qershorit, është besimi i Juaj i madh, pa të cilin unë nuk mund ta bëja as edhe një hap!  Nga zemra Ju faleminderit!  Megjithëse këto zgjedhje u mbajtën në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kohën e vendimeve, që nuk jam shumë i sigurt që u kuptuan menjëherë e nga të gjithë, dyfishimi i votës suaj për mua, është nder por edhe përgjegjësi. Ju siguroj se angazhimi im, kurrë dhe asnjëherë, nuk do të jetë në kundërshtim me interesin qytetar e shtetëror të Kosovës! Do ta bëjë të pamundurën që besimin tuaj ta kthej në fuqi e percaktim per zhvillimin dhe përparimin e Kosovës sonë të përbashkët! Na priftë e mbara!

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …