Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe Musa Jashari

OVL e UÇK-së e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme për lirimin nga burgu të Sami Lushtakut

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka përshëndetur vendimin për lirimin e Sami Lushtakut, dhe sipas kësaj organizate, vendimi për lirimin e tij është fitore për shqiptarët dhe edhe një humbje për Serbinë. I kemi përcjellë me indinjatë të thellë proceset gjyqësore ndaj të gjithë bashkëluftëtarëve tanë, sepse e ritheksojmë se ishin me tendenca të dirigjuara nga shovinizmi serb. Ne presim që edhe të gjithë të tjerët të lirohen, për arsye se janë duke u mbajtur në burgje me akuza politike, thuhet në deklaratën e veteranëve.

Kontrolloni gjithashtu

Liderët e UÇK-së mbyllin fjalët përfundimtare në Hagë: “Jemi të pafajshëm”

Në një nga momentet më të rëndësishme të procesit gjyqësor në Hagë, katër ish-liderët e …