Në një-vjetorin e ndarjes nga jeta përkujtohet ish i burgosuri politik dhe veprimtari, Skënder Ibishi

U nda nga jeta veprimtari dhe i burgosuri politik i viteve 80, Skënder Ibishi

SKENDER (Hamdi e Naile) IBISHI (26.12.1956 – 06.07.2017)

Mbrëmë pas mesnatës, në moshën 60 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, i burgosuri politik i viteve të 80-ta Skender Ibishi nga Prishtina. Ai  ishte ndër oficerët e parë që ishte organizuar qysh në vitin 1977 në Lëvizjen atdhetare për barazi, pavarësi e vetëvendosje të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi. Ai u arrestua me 17. Maj 1982, derisa ishte duke shërbyer si toger i ushtrisë jugosllave në Valevë të Serbisë, rreth dy muaj pas arrestimit të shokëve të tij anë e mbanë Kosovës në muajin mars të vitit 1982, në prag të përgatitjeve për shënimin e përvjetorit të demonstratave të vitit 1981. Pas hetimeve dhe torturave çnjerëzore gati një vjeçare, gjykata ushtarake e Beogradit më 10 mars 1983 e dënoi me 12 vjet burg. Varrimi i të ndjerit bëhet sot, ditën e enjte, me 6.7.2017, pasdite rreth orës 15:00 në Prishtinë.

(Për më shumë shihni edhe shkrimin: http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=572, apo:https://www.facebook.com/permalink.php?id=422112947931756&story_fbid=439003422909375)

Edhe pas lirimit nga burgu, Skenderi u angazhua politikisht dhe kontribuoi edhe në përgatitjet ushtarake… Ishte ndër veprimtarët e rrallë që bashkëvepronte me të gjitha rrymimet politike të kohës. Me sjelljen e tij, ky njeri i flijimit dhe sakrificës, krijonte miq gjithandej, andaj përjetë do të ruajmë kujtimet më të mira për te.

Në emër të bashkëveprimtarëve

Osman Osmani

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ende pa përfitime nga Plani i Rritjes së BE-së: Çfarë po ndodh me 900 milionë eurot e premtuara?

Pavarësisht premtimit të Bashkimit Evropian për të ndarë 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor deri …