Në vijim të postimeve në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e së shtunës pasqyrën zgjedhore dhe raportin e dëgjesave për qarkun e Dibrës. Edi Rama ka ftuar qytetarët që të japin sugjerimet e tyre për gjërat që mungojnë në këtë raport e që mund të shërbejnë në zgjidhjen e problemeve të tyre. “Miqtë nga qarku i Dibrës janë të lutur të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport. Faleminderit”, ka thënë ai.
		
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				