30 Gushti - Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur shënohet edhe në Kosovë me disa aktivitete përkujtimore

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve,-përkujtim për të zhdukurit nga luftërat e viteve 1990 në ish-Jugosllavi

Sot në çdo pjesë të botës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, familjet e të zhdukurve do të bëjnë thirrje për veprim për të gjetur dhjetëra mijëra njerëz që zhduken çdo vit si pasojë e konfliktit, fatkeqësive natyrore, krimit, Migracioni të parregullt dhe shkaqeve të tjera. Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP) do të bashkohet me grupet e familjeve, zyrtarët qeveritarë dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, për të nxjerrë në pah çështjen e personave të zhdukur dhe për të thirrur për strategji efektive që do të zbatohen për të trajtuar këtë çështje. Gjetja e më shumë se 70 përqind të atyre që u zhdukën në Ballkanin Perëndimor, është një arritje e pashembullt, megjithatë, mijëra familje po kërkojnë ende për të dashurit e tyre. “Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve është thelbësore të kujtojmë se në Ballkanin Perëndimor ka 12,000 familje që ende nuk e kanë mësuar fatin e më të dashurve”, tha Bomberger. “Thjesht nuk është e mundur të pretendohet se shoqëria është kthyer në normale kur ka kaq shumë qytetarë që ende jetojnë me këtë dhimbje dhe këtë padrejtësi”. (Sasha Kulukcija)

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …