Fatmir Limaj

Limaj: Koalicioni PAN është duke u koordinuar edhe me Listën Serbe për marrëveshjen lidhur me qeverisjen

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, që është në koalicion me PDK-në, AAK-në dhe AKR-në, ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të konstituohet Kuvendi dhe do të formohet Qeveria e Kosovës. Limaj para takimit që u mbajt  në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë  me krerët e partive në koalicionin PAN tha se janë duke u koordinuar edhe me Listën Serbe për marrëveshjen lidhur me qeverisjen. Ai tha se gjatë kësaj jave do të formohen institucionet. Krerët e partive politike të koalicionit PAN kanë mbajtur një takim, ku kanë  diskutuar edhe detajet e fundit të qeverisjes.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Albin Kurti, ka ardhur në pushtet përmes tensioneve dhe ashtu do të largohet

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Nasim Haradinaj, ka …