Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo raporton për dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut

Prokuroria, AKI-ja dhe Policia e Kosovës nuk kanë të dhëna se ministri Rikallo ka kerqtajtuar shqiptarët gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me shqetësim ka marrë informacionet se banorët e lagjes “Dardania” të Prishtinës gjatë luftës në Kosovë janë keqtrajtuar nga ministri i tanishëm i qeverisë së tij, Nenad Rikallo. Në njoftimin zyrtar të kryeministrisë thuhet se Prokuroria e Shtetit, AKI-ja dhe Policia e Kosovës nuk kanë asnjë të dhënë se Rikallo ka qenë i përfshirë në keqtrajtimin e shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Menjëherë pas kësaj, përmes kanaleve zyrtare dhe me shkrim, kam kërkuar informata nga Prokuroria e Shtetit, AKI dhe Policia e Kosovës lidhur me pretendimet e qytetarëve për përfshirjen e tij në aktivitetet e përmendura më sipër. Nga përgjigjet që kam marrë, në rrugë zyrtare, nga këto tri institucione të shtetit, nuk ka asnjë të dhënë se ai ka qenë i përfshirë në veprimet e tilla”, ka thënë kryeministri Haradinaj. “Si kryeministër i vendit, dua të siguroj qytetarët e Kosovës, se jo vetëm në këtë rast por edhe në çfarëdo situate të ngjashme, do të veproj sipas ligjit dhe përgjegjësive që kam”, ka saktësuar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …