Gjatë interpelancës për procesin e demarkacionit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, janë përplasur verbalisht Hashim Thaçi dhe Albin Kurti. Përderisa Thaçi duke iu referuar Vetëvendosje!-s, ka thënë se nuk duhet të flasin për pikat e larta strategjike me Malin e Zi, ata që nuk i kanë prekur kurrë ato, e as në kohërat më të vështira. Ai ka thënë se nuk është ithtar i Kushtetues së vitit 1974 por se mund ta qesin kufirin deri te Molla e Kuqe e Tivari. “Veç a jeni të gatshëm”, ka deklaruar Thaçi, i cili ka thënë se Vetëvendosje! nuk e ka në program bashkimin kombëtar, por vetëm në intervista. Kjo ka nxitur reagimin e Albin Kurtit, i cili ka thënë se Thaçi ia ka dhënë Mitrovicën Ivica Daçiqit. “Nuk është çështje Molla e Kuqe e Tivari, por Mitrovica, sepse në marrëveshjen me Daçiqin ju e keni dhënë Mitrovicën. Ju po e hani territorin e Kosovës edhe sipas Kushtetutës së vitit ‘74 apo ‘88. Pyesni shqiptarët si jetojnë në Mal të Zi. Ky shtet nuk është i mirë siç po e përshkruani ju”, ka thënë Kurti, duke i shtuar se Thaçi e ndërron kanalin në televizion sa herë Vetëvendosje!, flet për bashkimin kombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
