Isa Mustafa e Hashim Thaçi, do të takohen të martën në Berlin me kancelaren Angela Merkel

Mediat gjermane kanë njoftuar se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, do të takohen të martën në Berlin me kancelaren Angela Merkel. Këtë takim e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri Thaçi. “Kosova do të jetë të martën në Berlin dhe do të ketë takime me kancelaren Merkel”, ka thënë Thaçi në një intervistë për “DW”.

Ai ka thënë se takimi në Berlin do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës. “Kosova si një partner strategjik i Gjermanisë do të punojë drejt intensifikimit të bashkëpunimit tonë të shumëanshëm me këtë vend. Besoj se edhe vizita e kryeministrit në Berlin do të jetë në shërbim të angazhimeve tona për forcimin e shtetit, konsolidimin dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Por natyrisht që ne jemi shumë të interesuar të sjellin edhe sa më shumë investitorë gjermanë në Kosovë, me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike”, është shprehur Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …