Amandamentet për themelimin e Gjykatës Speciale s’ mund të kthehen më në Kuvend

Tri partitë e opozitës: Vetëvendosje, AAK  dhe NISMA për Kosovën kanë publikuar  një deklaratë të përbashkët rreth mundësisë së kthimin në Kuvend të amendamenteve për themelimin e Gjykatës Speciale. Ata kanë deklaruar njëzëri  se amandamentet për themelimin e Gjykatës Speciale nuk mund të kthehen në Kuvendin e Kosovës.

“Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, i datës, 26 qershor 2015 është përfundimtar dhe i pakthyeshëm. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i nënshtrohet këtij vendimi. Çdo tentative për ta përmbysur këtë vendim të deputetëve të Kuvendit të Republikës të shprehur lirshëm me votë të lirë, gjoja në emër të procedurave, është tendencë për ta përmbysur rendin institucional dhe demokratik në vend. Gjithashtu, i thërrasim të gjithë akterët të përfshirë në këtë proces, qofshin “për” apo “kundër”, ta respektojnë vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Në seancën e 26 qershorit Kuvendi nuk i kishte dhënë numrat e nevojshëm për  krijimin e Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …