Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot e ka mbajtur takimin e dytë publik me qytetarë, për këtë vit

Ragip Begaj përveç fitores në Malishevë, shpreson se NISMA do ta fitoj edhe në Drenas e Prizren

Kryetari aktual i Malishevës, njëherësh kandidat i Nismës për Kosovën, Ragip Begaj, ka shprehur bindje se më 22 tetor do të fitojë edhe një mandat qeverisës. Ai ka thënë se optimizmin për fitore e bazon në punën dhe qeverisjen e mirë katërvjeçare në Malishevë. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Begaj ka deklaruar se në mandatin e ardhshëm qeverisës prioritete do të jenë vazhdimi i projekteve kapitale, përmirësimi i infrastrukturës, investimet në bujqësi si dhe mbështetja për bizneset e vogla. Megjithatë, ai ka thënë se sfida në këtë komunë mbesin shkalla e lartë e papunësisë si dhe mungesa e zhvillimit ekonomik. Përveç fitores në Malishevë, Begaj ka shprehur optimizëm për fitoren e Nismës edhe në Drenas dhe në Prizren.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …