Kryeministri Haradinaj priti në takim afaristin dhe humanistin amerikan, Benito Mares

Kryeministri Haradinaj priti në takim afaristin dhe humanistin amerikan, Benito Mares

Gjatë ditës së sotme, kryeministri, Ramush Haradinaj ka pritur në takim edhe inxhinierin e naftës, afaristin dhe humanistin amerikan, Benito Mares, me bashkëpunëtorë, të cilët e uruan atë për zgjedhjen në krye të Qeverisë së vendit. Ai e njoftoi afaristin nga Kolorado e SHBA-së Mares për interesimin e Kosovës për të qenë pjesë e Tubacionit Trans Adriatik (TAP), si degë e korridorit të gazit jugor nga Azerbajxhani përmes Turqisë deri në Shqipëri. Nga ana tjetër, afaristi, Benito Mares deklaroi se ka marrë iniciativën që të bëhet studimi i fizibilitetit të TAP që Kosovës nuk i kushton para, por vetëm mbështetje administrative nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Në vijim të bisedës, kryeministri, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lartë punën humanitare të afaristit Mares në Kosovë, i cili ka bashkë financuar fazën e dytë të kompleksit përkujtimor për UÇK-në në Marinë dhe disa veprimtari tjera humanitare.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …