leoni

Agjencia Kadastrale e Kosovës demanton lajmin e publikuar në të përditshmen “Koha Ditore”

Agjencia Kadastrale e Kosovës demanton lajmin e publikuar në të përditshmen “Koha Ditore”

Agjencia Kadastrale e Kosovës demanton lajmin se ka pranuar ndonjë vendim qeveritar për ndalimin  aktiviteti të saj, botuar në të përditshmen “Koha Ditore” dhe përcjellë më pas edhe nga mediume tjera, me titull: “Qeveria dyshon se Meha po zhvillon ‘aktivitete paralele’ rreth demarkacionit”. Ajo që Agjencia ka pranuar, është një kërkesë që Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, kryesuesi i Komisionit z. Shpejtim Bulliqi, ia ka drejtuar Zyrës së Kryeministrit dhe përmes të cilës kërkohet “që Agjencia Kadastrale e Kosovës të mos marrë veprime apo aktivitete brenda apo jashtë shtetit, që do të paralelizonte punën e Komisionit”. Mandati i Agjencisë Kadastrale të Kosovës është i rregulluar me ligjet në fuqi, dhe Agjencia vepron vetëm brenda mandatit të saj. Agjencia Kadastrale e Kosovës nuk ka, e nuk ka pasur kurfarë aktivitetesh që ndërlidhen me punën e KSHSHMKSH.

Nga ana tjetër sqarojmë se pezullimi i aktiviteteve të AKK-së nuk mund të ndodhë, për shkak se kjo do të shkaktonte kaos në mirëmbajtjen e regjistrave pronësorë, do të stoponte ofrimin e shërbimeve pronësore dhe kadastrale për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës në nivel shteti, e dëme të tjera të cilat assesi nuk mund të lejohen. Agjencia Kadastrale e Kosovës është e obliguar që të rrespektojë vendimet e Qeverisë, ndërsa deri sa një vendim i tillë nuk është marrë, ajo do të vazhdojë veprimtarinë konform mandatit të saj të caktuar me ligjet.

Kontrolloni gjithashtu

Rambuje dhe Vjena krijuan shtetin, pse Brukseli s’e normalizoi Kosovën dhe Serbinë?

Tri qytete – Rambuje, Vjenë e Bruksel – përfaqësojnë tri kapituj historikë të Kosovës. Dy …