Badallaj

Reshat Badallaj-Zhuriani: Pse po heshtin politikanët tanë lidhur me dënimin e shqiptarëve nga gjykata maqedonase

Trimat nuk u treguan frikacakë dhe qyqarë, edhe pse morën dënime drakonike me burgim të përjetshëm, e kjo jo vetëm që është e papranueshme, por që tani ju garantoj se kjo kurrë nuk ka për të ndodhur, sepse ky shtet kukull nuk do të ekzistojë përjetë

T ë gjithë luftëtarët e Kumanovës e dridhën dhe ia futën frikën në palcë trupit gjykues maqedonas, nuk u bëri syri fërr asnjërit dhe para syve të këtyre kënduan këngën:BESA, BESË”,”UÇK,UÇK”,””RROFTË SHQIPËRIA”,”DO TA BËJMË SHQIPËRINË” dhe kënduan HIMNIN KOMBËTAR. Trimat nuk u treguan frikacakë dhe qyqarë, por edhe pse morën dënime drakonike me burgim të përjetshëm, jo vetëm që është e papranueshme,por që tani ju garantoj se kjo kurrë nuk ka për të ndodhur, sepse ky shtet kukull, jo se jo se nuk do të ekzistojë përjetë, por ky shtet kukull i ka të numëruara vitet dhe do të bëhet copë-copë. Shqiptarët padrejtësisht janë nën këtë shtet artificial, e gjithë pjesa perëndimore është e tokës së Arbërit dhe kush nuk mund të ndalë këtë bashkim me nënën Shqipëri. Do të vijë koha që le ta dinë që tani,por në fakt ata sllavojugorët ortodoksë e dinë mirë këtë, por e fshehin se të gjithë pjesët shqiptare që u prenë me gërshërë hartash padrejtësisht do të bashkohen nën Shqipëri që ia ka falur Zoti hise.

Trimat e Kumanovës e kishin ndarë mendjen për bashkimin e trojeve shqiptare

Të gjithë burrat e kombit, luftëtarët e Kumanovës (37), në shenjë përbuzjeje karshi kësaj bande të kolegjit kukull serbosllavë, lëshuan gjykatoren pa e dëgjuar shqiptimin e tyre, sepse ishte e papranueshme për ta. Nuk kishin frikë burrat, nga këta kasnecë dhe tellallë të pushtetit, ata nuk kishin frikë në ditën kritike, kur ishin rrethuar me mijëra ushtarë e policë që i shërbenin këtij regjimi gjakatar, para tytave të mitralozave, tankeve, topave, artilerisë së rëndë, helikopterëve dhe avionëve ushtarakë, që derdhën qindra -mijëra plumba e predha. Ata qëndruan heroikisht dhe ranë për të mos vdekur kurrë, me këngë në gojë, si dikur kur ra Adem Jashari, në fushën e betejës kundër hordhive çetnike dhe mercenarëve rusë, që këndoi këngën e Çerqiz Topullit.

Sido që të jetë, trimat e Kumanovës, që e kishin ndarë mendjen për bashkimin e trojeve shqiptare, e kanë mbështetjen e fuqishme nga populli, jo vetëm aty rrotull gjykatores sllavo-ortodokse, por anembanë globit ku flitet gjuha nënë arbërore. Të gjithë ishin me ta, me sy e vesh që nga Australia e largët ishin me këta trima syshqiponjë.

Mirëpo, është e pakuptueshme përse heshtin njerëzit e politikës?

Për ta nuk është e rëndësishme kjo, për ta është i rëndësishëm kolltuku i butë, paga e majme, hajnia që do të vijë dita që do t´u mbetet në grykë dhe nga kjo botë do të ikin me damkën e tradhtisë kombëtare.

Shqiptarët do të bëhen superfuqi në Ballkan

Jemi duke mbledhur shumë raporte që na vijnë nga shumë vende, familje dhe sidomos nga disa miq nga atje, që shumë kanë për të mbajtur përgjegjësi penale, morale dhe juridike. Kurse assesi nuk mund t´i ikin damkës së zezë të tradhtisë kombëtare… Për të mos e zgjatur shume këtë, kësaj radhe do të zbulojmë edhe shumë gjera të tjera, i vëmë në dijeni këta trima të kombit dhe heronjtë e pavdekshëm të atdheut se të gjithë shqiptarët JANË ME JU DHE PËR JU. Ndërkaq, mos ua zini për ders njerëzve të politikës,sepse ata janë me një kope të staneve me sllavo-ortodoksët antishqiptarë, që kanë për qëllim vdekjen e kombit dhe gjuhën shqipe, që ka tradita të moçme për të shkatërruar dhe ju kanë turrur si llavë ujqish për ta shqyer e bërë copë- copë. Por, u themi troç sllavo-ortodoksëve jugorë se kohërat kanë perënduar dhe shqiptarët do të bëhen superfuqi në Ballkan, që çdo kush do t’ia ketë frikën se i përpin.

 Ju maqedonasit jeni shtet si qelqi që ju ka krijuar artificialisht antishqiptari, josip Broz  Tito. Bashkimin e shqiptarëve që u copëtuan në Berlin e Versajë me gërshërë hartash padrejtësisht do të bashkohen deshët, apo s´deshët ju. Ajo do të bëhet dhe ju do të ikni në theqafje atje larg pas Varnës dhe do të gjeni shpëtimin duke futur kokën në ujërat bullgare.

Aty ka për t’u folur vetëm shqip dhe do të valojë flamuri kombëtar me shkabën me dy krena që e kanë mbërthyer pëllëmbët e dorës të Gjergj KastriotitSkënderbeut, të Abdyl Frashërit, të Ismail Qemalit, të Adem Shaban Jasharit dhe trimat e Kumanovës. Pra, e keni kuptuar se aty ranë për të mos vdekur kurrë kosovarët, bashkë me vëllezërit e një gjaku, që ndër dejë u buron i njëjti gjak i Arbërit. Dëgjuat ju sllavo-ortodoksët jugorë se si bërtitën trimat në gjykatore që ua shurdhuan veshët. Kështu vdesin trimat shqiptarë për atdhe. Rroftë kombi shqiptar! Poshtë gjakësoret sllavojugorë ortodoksë! Poshtë tradhtia! Lavdi heronjve të kombit!

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike, unë Reshat Badallaj

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …