Ministri shqiptar i Shtetit dhe Diasporës, Pandeli Majko: Jemi dy shtete që përfaqësojmë një diasporë

Ministri shqiptar i Shtetit dhe Diasporës, Pandeli Majko: Jemi dy shtete që përfaqësojmë një diasporë

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shqipëri është takuar me ministrin e Shtetit të Diasporës, Pandeli Majko. Në këtë takim, të dy ministrat kanë biseduar për projektet që dy ministritë do t’i udhëheqin në të ardhmen në të mirë të diasporës shqiptare. Pikënisja e takimit ishte dakordimi që diaspora shqiptare është unike dhe e pandarë, potenciali i së cilës duhet që të promovohet si dhe të shërbejë në avancimin e bashkëpunimit të mëtejmë në mes të institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe bashkatdhetarëve tanë. “Jemi dy shtete që përfaqësojmë një diasporë. Duke thënë këtë, dihet që organizimi i diasporës bëhet bashkë, pavarësisht prejardhjes, dhe ky organizim ka rezultuar me një migracion shumë të suksesshëm”, ka thënë Majko duke uruar Gashin për punën dhe emërimin në pozitën e ministrit.

Ndërsa, ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur që tashmë është një adresë në Qeverinë e Shqipërisë me të cilën do të intensifikohet bashkëpunimi në të mirë të diasporës, posaçërisht në ruajtjen e identitetit në diasporë. “Emërimi i ministrit Majko është një lajm jashtëzakonisht i mirë për të gjithë shqiptarët, pasi që nuk mund të gjendet një figurë më unifikuese dhe është fat për mua të bashkëpunoj me Majkon në të mirë të diasporës shqiptare. Na presin shumë punë së bashku, dhe pres me padurim që të fillojmë projektet e përbashkëta”, ka theksuar Gashi. Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për tri marrëveshjet që presin të nënshkruhen në mbledhjen e dy qeverive më 27 nëntor në Korçë për bashkëpunim në fushën e diasporës dhe migracionit

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …