Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj: Jemi fitues në 8 komuna

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj: Jemi fitues në 8 komuna

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar si shumë demokratike, procesin e zgjedhjeve lokale që janë mbajt sot. Ai po ashtu ka thënë se AAK-ja është fituese e 8 komunave dhe për këtë i ka falënderuar qytetarët e Kosovës.

 

“Këto zgjedhje të tilla vërtet dëshmojnë se Kosova eshët një demokraci premtuese edhe vendi ynë premton standarde të demokracisë që na bëjnë neve pjesë të familjes evropiane edhe na japin vendin e merituar në familje. Në këto zgjedhje AAK-ja, ka fituar besimin në disa komuna të Kosovës. në dy të parat veç e dini nga raundi i parë, në Deçan dhe në Junik, i falënderoj qytetarët e Deçanit dhe të Junikut, për besimin e dhënë . Njëkohësisht sot është konfirmuar fitorja edhe në Gjakovë, Obiliq, Suharekë, Rahovec edhe Klinë, Istogu ka mbet me u përmbyll si rezultat për shkak të votave me kusht. Por e presim fitoren edhe në Istog. me këtë kemi 8 Komuna që na u është dhënë besimin”, tha Haradinaj. Ai e ka shfrytëzuar rastin t’i falënderojë kolegët dhe kryetarët e komunave të të gjitha partive për këto rezultate. Ai ka premtuar që do t’iu ofrojë mbështetje nga Qeveria.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Çka nënkupton mbështetja e mundshme e Albin Kurtit, për Gjykatën Speciale kundër ish UÇK-së, në Maqedoni

Analisti, Artan Behrami ka komentuar  deklaratën e  ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Ylber Hysa, ku …