Haradinaj pas takimit me Engel: Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Haradinaj pas takimit me Engel: Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në mëngjesin e sotëm është takuar me kongresistin amerikan, Eliot Engel.  Haradinaj e ka falënderuar kongresistin Engel për kontributin që ka dhënë për pavarësinë e Kosovës. “Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij historik dhe të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nuk do të harrojmë kurrë kohën dhe dashurinë e tij kushtuar çështjes së Kosovës!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

“Lidhja jonë e posaçme me mikun tonë unik, Kongresistin Eliot Engel, është thesar i çmuar që do të mbetet në kujtesën e shumë brezave. Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij historik dhe të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nuk do të harrojmë kurrë kohën dhe dashurinë e tij kushtuar çështjës së Kosovës! Takimi me të më jep çdoherë shpresë, se vendi ynë është në rrugë të drejtë në përqafimin e vlerave të përbashkëta. Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përjetësisht”, thuhet në shkrimin e plotë të Haradinajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i BDI-së reagon kundër propozimit për krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar lidhur me luftën e UÇK-së të vitit 2001

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka kthyer përgjigje propozimit të kandidatës për kryetare të …