Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Balsamimi i figurave politike dhe krijimi i mitit si histeri per njeriun e “pavdekshem”

Nje njeri i zakonshem, intelektual, lider i shqiptareve te Kosoves ne periudhen e roberise se plote te saj, dhe i perpjekjeve te tij per ringritje kulturore dhe politike ne kushte okupimi te rende, asesi president shteti, sepse nuk ka pasur shtet tjeter perveq Serbise, e cila ka pasur policine, ushtrine gjykatat dhe te gjitha institucionet shteterore nen kontroll, ka qene me teper nje levizje e lodhjes se pushtetit, apo pershtatje kushteve te roberimit duke disiplinuar popullaten te mos humb durimin dhe shpresen per te mbijetuar dhe mbetur gjalle.

Tash cuditerisht ai shpesh rikthehet ne politiken ditore si nje krijese mitologjike apo folklorike, dhe “adhuruesit” po mbeten gjalle duke u ushqyer me djersen e te gjalleve. Ata pa dyshim po e rikthjene ne përralla folklorike, apo nga perrallat folklorike, nje njeri kontribues i rendesishem si edhe te tjeret gjate historise, ate po e rikthejne shpesh si mungese per te vizituar të dashurit e tij partiak, edhe atehere kur rexhimi serbian shkaktoi shkatërrime apo vdekje ne lagjet e banuara me shqiptare, kur ata ishin gjalle, e sot nuk jane. Shume nga te sotmit e gjalle janë përshkrues, kane ngritur edhe nje shtatore duke i dhene trupit te tij dhe fytyres dimensione tjera jo reale, duke e paraqitur me muskuj si te fryre, si nje atlet, qe ne realitet ishte dukshem me ndryshe nga ai i gjalli me thatanik e me i zbehtë, filozof dhe kritik.

Megjithëse si subjekte kur njeriu vdes, tendencat per ringjallje fizike ne kulturen e njerezve jane shquajtur si vampirike dhe janë regjistruar në shumicën e kulturave, qe po kethehet si term kulturor edhe ne literaturen boterore edhe ne ate filmike, vampir si term nuk ishte e popullarizuar deri në fillim të shekullit të 18-të, pas një dyndje të bestytnisë vampire në Evropën Perëndimore nga zona ku legjenda vampir ishin të shpeshta, të tilla si Ballkani dhe Lindja, edhe pse variantet lokale i njohin edhe me emra të ndryshëm. Ky nivel i rritur i bestytnive në Kosove si ai me heret ne historine Evropiane çone ne ate qe mund të quhet histeri masive pro & contra.

Në kohët moderne, megjithatë, njerezit e vdekur jane duke u mbajtur ne përgjithesi ne jetë si një “entitet fiktiv” , edhe pse besimi në krijesat e ngjashme si te tilla “vampirike” ende vazhdojne në disa kultura . Besimi heret folklorik në krijesa te vdekura ka qenë i atribuar tek injoranca e procesit të dekompozimit të trupit pas vdekjes dhe se si njerezit në shoqëritë para-industriale u përpoqen për të racionalizuar këtë, duke krijuar figurën e njeriut te “pavdekshem”, “balsamimin e figurave sovjetike “Stalinit dhe Leninit” perballe Kremlit, për të shpjeguar misteret e vdekjes. Perfolja e perditshme, kaq e madhe, shpesh here duke abuzuar te gjallet qe duan te kene hapesiren e tyre individuale eshte e lidhur edhe me legjendat e besimeve te kota deri ne krijesa tash te dashura per filmaxhinjt “ringjalljen e njerezve te vdekur” qe në vitin 1985 mori më shumë ekspozimin e mediave, por qe ka qene ne mase te madhe e diskredituar.

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …