Policia e Shqipërisë ka njoftuar se fal masave të ndërmarra për siguri protesta kaloi pa incidente

Në Tiranë ka filluar protesta e organizuar nga PD-ja dhe LSI-ja

Në Tiranë ka filluar protesta e organizuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kundër Qeverisë Rama. Në Tiranë kanë arritur protestues nga rrethet anekënd Shqipërisë dhe po mbajnë pankarta me mbishkrime të ndryshme kundër Qeverisë.  Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, sipas planit të përgatitur, do të dalë nga selia blu dhe do të ecë përgjatë bulevardit ‘Zhan Dark’, për të mbërritur tek godina e Hotel Dajtit, së bashku me njerëzit që do e shoqërojnë me pankarta. Tek kjo godinë, Basha do i bashkohet qytetarëve që do të vijnë nga sheshi ‘Skëndërbej’, për të marshuar më pas së bashku drejt Kryeministrisë. Ndërkohë, edhe nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të ketë marshim të protestuesve drejt Kryeministrisë. Pikëtaimi i protestuesve do të jetë sheshi ‘Skëndërbej’, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do të vijë nga selia, për t’iu bashkuar protestuesve. Protesta do të shoqërohet nga fjalime politike që do të mbyllen nga Lulzim Basha.

Kontrolloni gjithashtu

Thorbjørn Jagland në dokumentet e Epstein: Rikthehen kritikat ndaj ish-kreut të KiE për lidhje dhe deklarata të rënda ndaj Kosovës

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, është përmendur në dokumentet e publikuara …