Kryekuvendari Veseli: Kosova do t'i kryejë të gjitha obligimet dhe kriteret e nevojshme për rrugën euroatlantike

Kryekuvendari Veseli: Kosova do t’i kryejë të gjitha obligimet dhe kriteret e nevojshme për rrugën euroatlantike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën ka diskutuar për angazhimet dhe prioritetet e punës së Kuvendit gjatë këtij viti. Kreu i Kuvendit e njohur përfaqësuesen e lartë të BE-së për rrjedhën e deritashme të punës së legjislativit, ndërsa ka konfirmuar përkushtimin për të trajtuar me prioritet të gjitha projektligjet që ndërlidhët me procesin e agjendës për reformë evropiane. Në funksion të kësaj, kryetari Veseli ka shprehur zotimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë Zyrën e BE-së në Prishtinë dhe të gjithë mekanizmat e tjerë relevantë. Kryeparlamentari Veseli ka theksuar se institucionet e Kosovës do të kryejnë të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe do të përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme për rrugën euroatlantike të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …