Për dënimet e kreut të luftës së UÇK-së, shpërblehet gjyqtari i EULEX-it, polaku, Darius Siellicki

Për dënimet e kreut të luftës së UÇK-së, shpërblehet gjyqtari i EULEX-it, polaku, Darius Siellicki

Denoncimit e gjyqtarit anglez, Malcolm Simmons se Darius Siellicki dënoi  grupin Drenica II me qëllim të avancimit të tij tashmë janë vërtetuar. Burime të RTK-së bëjnë të ditur se ish-gjyqtari polak i EULEX-it, Darius Siellicki tashmë ka siguruar pozitën e gjyqtarit në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale. Të pandehurit në këtë rast, të cilët ai i quante kafshë dhe që morën dënime të rënda janë: Sylejman Selimi u dënua me shtatë vjet burg, Isni Thaçi me 6 vjet e gjashtë muaj, Zeqir dhe Jahir Demaku me nga gjashtë vjet, Agim, Driton, Bashkim e Selman Demaj me 3 vjet burg sa janë dënuar edhe Fadil e Nexhat Demaku.

Kontrolloni gjithashtu

Urim i ngrohtë dhe plot mirënjohje: Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari përcjell mesazh frymëzues për Fitër Bajram

Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, Komandanti i Forcës së Sigurisë së …