Polaku i EULEX-it, D. Siellicki, që i quante kafshë të akuzuarit shqiptarë, emërohet gjykatës në Gjykatën Speciale

Polaku i EULEX-it, D. Siellicki, që i quante kafshë të akuzuarit shqiptarë, emërohet gjykatës në Gjykatën Speciale

Ish-gjyqtari polak i EULEX-it, Darius Siellicki, i denoncuar nga ish-kryetari i trupit gjykues të EULEX-it Malcolm Simmons sidomos për dënimin e luftëtarëve të UÇK-së në rastin “Drenica II”, është shpërblyer për dënimet e montuara politike dhe  tashmë ka siguruar pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Speciale kundër UÇK-së.  “Në fillim të procesit gjyqësor të Drenica II gjykatësi kryesues Darius Siellicki i referohej të pandehurve me përbuzje duke i quajtur kafshë, të akuzuarit  shqiptarë. Ai tha “nëse dënoj të pandehurit unë mund të gjejë punë kudo në Bashkimin Europian, kjo ishte një letër që ish-kryetari i trupit Gjykues të EULEX-it, Malcolm Simmos i kishte dërguar zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian, Kenne Deane ku akuzonte ish-gjyqtarin Siellicki për qasjen diskriminuese ndaj të pandehurve dhe qëllimin e tij që të dënojë pa tjetër  grupin Drenica II me qëllim që të gjejë punë në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi falënderon Kryeministrin Rama pas vizitës në Hagë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar publikisht pas …