Kreu i shtetit, Hashim Thaçi pranon letrën e urimit nga kyetari i Francës, Emmanuel Macron

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi pranon letrën e urimit nga kyetari i Francës, Emmanuel Macron

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi priti në takim Bruno Questel, përfaqësues zyrtar i Francës, i cili ia ka dorëzuar numrit një të Kosovës letrën e urimit të kryetarit të Francës, Emmanuel Macron për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Ai ka falënderuar atë për pjesëmarrjen në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. “Vlerësoj lartë vizionin e presidentit Macron për perspektivën e qartë që shtetet e Ballkanit Perëndimorë  duhet të kenë për anëtarësim në Bashkim Evropian”, ka thënë Thaçi. Ai ka theksuar se roli i Francës në rajon është shumë i rëndësishëm në sigurimin e paqes afatgjatë dhe krijimin e stabiliteti të qëndrueshëm. Nga ana tjetër, Bruno Questel, përfaqësues zyrtar i Francës në emër të kryetarit Macron ka uruar Thaçin por edhe të gjithë qytetarët për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në fund, i pari i Kosovës ka thënë se marrëdhëniet e mira bilaterale me Francës duhet t’i forcojmë edhe në ekonomi, arsim dhe kulturë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …