leoni

Xhavit Zariqi: Reagimi i opozitës po ndalon implementimin e marrëveshjeve me Serbinë

Zëvendës kryetari i komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi në një intervistë dhënë për radion Kosova e Lirë, duke folur  lidhur me marrëveshjen për AKS-në është shprehur: ”Kjo nuk është çështje vetëm e AAK-së, por duhet të jetë e gjithë qytetarëve pa përjashtim, ngase në këtë rast po cenohet sovraniteti dhe integriteti i shtetit. Kryeministri aktual thoshte se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për AKS-në, nuk prek kushtetutën në asnjë pikë dhe në asnjë presje, derisa për një periudhë kohore prej 4 muajsh opozita rezistoi në Parlament me forma jo edhe demokratike por të domosdoshme, veprime të cilat pozita i quante   të jashtëligjshme dhe arrestonte e burgoste deputetetë të  opozitës.  Unë mendoj se  ligji mund të shkelet për ta  mbrojtur shtetin  dhe sovranitetin dhe  është nderë nëse e shkel atë ligj që e  shkel kushtetutën duke e cenuar të drejtën e sovranitetit të shtetit dhe territorit. Kjo  është turp. Sepse këtë e vërtetoi edhe Gjykata Kushtetuese që ka gjetur shkelje në 23 nene të kushtetuesës.


Personalisht nuk kam menduar se ka shqiptar se bënë marrëveshje të tilla me Serbinë, e kjo ndodhi nga kryeministri  me nënshkrim  të individëve. Para lufte Millosheviqi kërkonte 30%, të territorit të Kosovës për tu ndarë pa luftë. U bë luftë, u derdh gjak, ranë dëshmorë, mbetën invalidë, patëm dhunime, djegie e shkatërrime të mëdha, dhe tash me këtë marrëveshje po mundësohet që Serbia të menaxhoj me 33 % të territorit tonë. Sikur të mos ishte opozita do të lejohej implementimi i këtyre marrëveshjeve, kjo do të thotë kancer i Kosovës, dhe nuk duhet tu lëmë brezave të ardhshëm një barrë të tillë, ka vlerësuar ndër të tjera në intervistën e tij p[ër RKL,  zëvendës kryetari Zariqi.

Kontrolloni gjithashtu

Dy diplomatë dhe një gjeneral amerikan dëshmojnë në Hagë gjatë nëntorit

Në fillim të nëntorit, Gjykata Speciale në Hagë do të presë disa dëshmitarë të nivelit …