Hydajet Hyseni: Padrejtësi të një drejtësie të padrejtë

Veprimtari i njohur, Hydajet Hyseni, nuk e pranon “dekoratën” nga kryetari, Hashim Thaçi

Hydajet Hyseni, zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se nuk mund ta pranojë medaljen, të cilën ia ka ndarë kryetari, Hashim Thaçi,  për shkak të situatës në vend. Dhurata të këtilla dhe mirënjohjet e medaljet nuk shkojnë bashkë, ka shkruar ai në shkrimin e tij. Ato ma bëjnë të pamundur pranimin e kësaj mirënjohjeje, pos tjerash, e tjerash e tjerash…, veçanërisht dhe posaçërisht, “dhuratat” dhe “sihariqet” befasuese dhe të papritura, pikërisht në vigjilje të 10 vjetorit të Pavarësisë, sikur janë  ulja, zhubravitja dhe heqja policore e spektakolare e flamurit kombëtar shqiptar dhe rivulosja, ripaketimi dhe reinkarnimi i marrëveshjes mashtruese e vetëmashtruese, për kufirin, që i jep tokën e të parëve, shtetit fqinj të Malit të Zi…”, ka shkruar Hyseni.

Përveç Hydajet Hysenit, dekoratat nga Thaçi deri tani e kanë refuzuar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, Radio-Kosova e Lirë, akademiku, Rexhep Qosja, “Koha Ditore”, publicisti, Veton Surroi, bashkëshortja e ish-drejtorit të RTK-së, Burbuqe Nimani Zatriqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …