AAK nesër diskuton në mbledhje të Kryesisë, paralajmërimin e Kurtit për heqjen e taksës

Haradinaj ka njoftuar Këshillin Drejtues të AAK-së për demarkacionin

Këshilli i Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku ka marrë pjesë edhe lideri i kësaj partie, kryeministri, Ramush Haradinaj. Ai njoftoi pjesëmarrësit në mbledhje për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, për përpjekjet që po bëhen në adresimin e çështjeve me prioritet për vendin, duke përfshire avancimin e zhvillimit ekonomik. Në mbledhje u bisedua edhe për zhvillimet politike e institucionale në vend, si dhe për zgjedhjet e brendshme në parti. Këshilli Drejtues i AAK-së ka vendosur që të vazhdohet me procesin zgjedhor në degët e AAK-së, në mënyrë që zgjedhjet në Parti të përfundojnë brenda afatit si dhe që ky proces zgjedhor në AAK, njëkohësisht të jetë proces i përfshirjes së kuadrove të reja në të gjitha nivelet e organizimit në parti.

Kontrolloni gjithashtu

Qëndresa e dytë e armatosur e Jasharëve të Prekazit më 22 janar të vitit 1998

Më 22 janar të vitit 1998, policia dhe ushtria serbe ishte stacionuar në  Fabrikën e …