Zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli merr përkrahjen e Sllovenisë për anëtarësim në INTERPOL dhe UNESCO

Zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli merr përkrahjen e Sllovenisë për anëtarësim në INTERPOL dhe UNESCO

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim homologun e tij nga Sllovenia, Karl Erjavec, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë. Pacolli ka thënë se ministri i jashtëm slloven e ka siguruar atë se Sllovenia do ta shtojë angazhimin edhe më të madh për mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në veçanti në INTERPOL dhe UNESCO, ku ajo është anëtare e Bordit Ekzekutiv. Në kuadër të këtij takimi të dy krerët e diplomacive i kanë vlerësuar si shumë të mira marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat. Pas takimit dypalësh ata kanë nënshkruar edhe protokollin e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik Kosovë – Slloveni, i cili ka mbledhur dhjetëra biznese nga të dyja anët.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …