Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, sot në Bruksel, ka mbajtur një fjalim dhe bashkëbisedim të paraparë më herët me 75 europarlamentarët e Komitetit të fuqishëm për Politikë të jashtme, AFET, udhëhequr nga David McAllister. “Sot në Bruksel, në një fjalim dhe bashkëbisedim të paraparë më herët me 75 europarlamentarët e Komitetit të fuqishëm për Politikë të jashtme, AFET, udhëhequr nga David McAllister. Komiteti krijon opinion dhe përgatit raporte brenda Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave dhe procese të tjera të Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
