leoni

Hajredin Kuçi: Ka ardhur koha që Kushtetuta e Republikës së Kosovës të pësojë ndryshime

Ish-kryetari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka vlerësuar se akti më i lartë juridik është sfiduar në dekadën e parë. Ai ka thënë se ka ardhur koha që Kushtetuta të pësojë ndryshime aty ku ka nevojë.

“Gjatë kësaj periudhe Kushtetuta është sfiduar dhe natyrisht sfida e parë ka ardhur nga vet shtrirja e saj në territorin e Republikës së Kosovës. Pastaj është sfiduar nga vet individët e institucioneve të cilët nuk e kanë respektuar në plotni qoftë në synimin e saj apo edhe normën juridike të saj. Mbi të gjitha do të thosha sa herë që bëhet një përvjetor ka arsye të bëhet edhe një përditësim i asaj që mund të jetë. Unë them gjithmonë se jeta është më evolutive se norma juridike, andaj jeta në Kosovë ka evoluar në dhjetë vitet e fundit. Qëllimet tona politike që kanë qenë në atë kohë janë realizuar”, ka deklaruar Kuçi për “Kosovapress”. Megjithatë, sipas tij, bazamenti i Kushtetutës sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut, pavarësisë së tri pushteteve, duhet të ruhet.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …