Thaçi

Kryetari Thaçi: Kushtetuta e Kosovës pasqyron më së miri përpjekjet shekullore për liri, barazi dhe drejtësi

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social e ka kujtuar 10 vjetorin e ratifikimit të aktit me të lartë juridik të vendit. Ai ka thënë Kushtetuta e Kosovës pasqyron më së miri përpjekjet shekullore për liri, barazi dhe drejtësi.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës sot shënon dekadën e parë. Si udhërrëfyes për krijimin dhe forcimin e shtetit, ajo pasqyron më së miri përpjekjet shekullore për liri, barazi e drejtësi dhe dëshmon vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në paqe të qëndrueshme. Asnjëherë nuk do të ndalemi së punuari për të forcuar shtetin, duke respektuar të drejtat e liritë e çdo qytetari dhe duke garantuar barazinë e tyre para ligjit”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …