Jeton Selmani: Kemi shoqata, që përfaqësojnë 45 mijë veteranë të rrejshëm, ata janë manipulues të rrejshëm

Jeton Selmani: Kemi shoqata, që përfaqësojnë 45 mijë veteranë të rrejshëm, ata janë manipulues të rrejshëm

Gjatë protestës së sotme të veteranëve të UÇK-së, në Prishtinë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar një grup të ish-ushtarëve të pakënaqur, të cilët kanë protestuar edhe për pastrimin e listave të veteranëve. Haradinaj u ka thënë protestuesve se është i zënë me një aktivitet dhe ka kërkuar prej tyre të mbajnë një takim pak më vonë. Kërkesat e protestuesve janë pastrimi i listave të veteranëve, njohja e statutit të invalidit të gjithë atyre qe si pasojë e luftës vuajnë nga sëmundjet e ndryshme dhe shkarkimi i komisionit invalidor i tanishëm, i cili luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po ua refuzon njohjen, kurse ata që i kanë blerë certifikatat me lekë po e kalojnë shkallën e invalidit. Kërkesat në emër të këtij grupi i ka paraqitur Jeton Selmani nga Zona Operative e Llapit. Lusim përfaqësuesit qeveritarë që të ngritin zërin kundër degradimit të vlerave të luftës dhe i bëjmë thirrje prokurorisë që të na thirrin dhe të dëshmojmë. Kemi shoqata, po nuk kemi shoqata, sepse ata përfaqësojnë 45 mijë veteranë të rrejshëm dhe ata janë manipulues të rrejshëm. Për këtë proces të gjithë jemi fajtorë dhe sot kemi thirrur këtë protestë simbolike dhe nuk do t’i ndalim protestat, tha Selmani. Protestuesit kanë akuzuar shoqatat e veteranëve duke thënë se ata po i mbrojnë interesat e veteranëve të rrejshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …