Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump: Misioni në Siri u realizua

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump: Misioni në Siri u realizua

Sulmet ajrore në Siri krytari amerikan, Donald Trump po i cilëson të realizuara në mënyrë të përkryer. Për herë të parë pas përfundimit të bombardimeve, Trump ka shkruar në Twitter duke përgëzuar edhe Britaninë e Francën. “Një sulm i realizuar në mënyrë të përkyrer mrëmë. Faleminderit Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar për fuqinë e ushtrisë së tyre të shkëlqyer”, ka shkruar Trump. Sipas tij, ky plan as nuk do të mund të realizohej më mirë. “Nuk mund të kishte ndonjë rezultat më të mirë. Misioni u realizua”, ka shkruar presidenti amerikan. Por njejtë si ky nuk po mendojnë forcat ruse. Ato pretendojnë se nga 100 raketa, mbi 70 janë rrëzuar nga sirianët. Edhe Al-Assadi ka thënë se këto sulme vetëm do ta forcojnë në luftën e tij me “terroristët”. Veç Iranit, Rusisë e Kinës, shtetet e tjera të fuqishme kanë dalur krahë Amerikës në këtë sulm. Bombardimet e natës së kaluar erdhën pas përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Assadit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …