Zana Rudi, është akredituar nga MPJ ambasadore jo rezidente në shtetin e Kostarikës

Zana Rudi, është akredituar nga MPJ ambasadore jo rezidente në shtetin e Kosta Rikës

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka akredituar ambasadoren e Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudin, si ambasadore jo rezidente edhe në shtetin e Kosta Rikës. “Përfaqësimi diplomatik i Republikës së Kosovës në Kostarikë është një rezultat i rëndësishëm i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm, që t’i rihapim dyert e të forcojmë marrëdhëniet me shtetet që e kanë njohur Kosovën, ndërkohë që të lobojmë fuqishëm tek ato jo-njohëse nëpërmjet ndërtimit të miqësive të reja”, ka thënë Pacolli, teksa ka shtuar se kjo do të mund të arrihej nëpërmjet një prezence të shtuar diplomatike të Kosovës gjithandej nëpër botë dhe me një diplomaci praktike, gjë e cila, sipas tij, edhe po ndodhë. Ambasadorja Rudi, të premten më 13 Prill, i dorëzoi letrat kredenciale presidentit në detyrë të Kostarikës, Helio Fallas Venegas, si dhe ministrit të Punëve të Jashtme të këtij shteti, Manuel Antonio Gonzalez Sanz. Kostarika e kishte njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës në ditën e njëjtë që ajo ishte shpallur, më 17 Shkurt, 2008, ndërkohë që marrëdhëniet në mes dy vendeve kanë shënuar ngritje të vazhdueshme që nga atëherë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …