Vendosen kryqe mbi pllakat e memorialit të 377 shqiptarëve të masakruar në Meje të Gjakovës nga regjimi serb i Milosheviqit

Vendosen kryqe mbi pllakat e memorialit të 377 shqiptarëve të masakruar në Meje të Gjakovës nga regjimi serb i Milosheviqit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një letre iu ka drejtuar kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi ku kërkon që të nisë hetimet për keqpërdorimet, që banorët kanë shprehur rreth ndërtimit të Memorialit në Mejë të Gjakovës, duke u vendosur sipëri kryqe të mëdhenj. Sot, ju kam drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit Z. Aleksandër Lumezit që në mandatin e tij ligjor të fillojë menjëherë, në kordinim me Policinë e Kosovës, hetimin për keqpërdorimet të cilat janë shprehur si shqetësim nga banorët rreth ndërtimit të Memorialit në Mejë të Gjakovës.  Ne nuk do të lejojmë që keqpërdorimet e mundshme të degradojnë pastërtinë e përpjekjeve tona për çlirim dhe liri. Memorja jonë historike kombëtare është trashëgimi për brezat që vijnë ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …