Në shtator Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë një mision vlerësues për t’i parë arritjet në fushën e drejtësisë

Institucionet e Kosovës presin vlerësim pozitiv nga delegacioni i Bashkimit Evropian për vizat

Për ta parë nga afër progresin për luftimin e krimit dhe korrupsionit gjatë kësaj jave në Kosovë do të qëndrojë një delegacion i Bashkimit Evropian. Me këtë rast, përfaqësuesit e institucioneve, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kanë shprehur optimizëm se Kosova do të marrë vlerësim pozitiv nga delegacioni evropian sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit si kriter i fundit për liberalizimin e vizave. Hoxha, ka bërë me dije se janë duke punuar ngushtë me të gjitha institucionet në mënyrë që para delegacionit të BE-së të paraqiten sa më mirë puna dhe progresi i arritur.

Edhe ministri Tahiri, ka thënë se ekipi teknik nga Komisioni Evropian që do të vijë në Kosovë ka për qëllim vlerësimin e progresit të bërë për përmbushjen e kriterit për liberalizimin e vizave, përkatësisht luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai ka shtuar se duke qenë se është ekip teknik, vlerësimi i tyre, si dhe i Komisionit Evropian do të ketë qasje rekomanduese, pastaj u mbetet vendeve anëtare një nga një që ta determinojnë dhënien apo mosdhënien e liberalizimit të vizave. Megjithatë, Tahiri pret që Kosova t’i marrë kredencialet e duhura nga ky mision.

Kontrolloni gjithashtu

Nga numërimi i mbi 100 kutive të votimit deri me tani në Shqipëri është duke kryesuar Partia Socialiste

Nga ora 7.00 deri në ora 10.00 kanë votuar afër 13 për qind e qytetarëve

Nga njoftimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, mësohet se për pjesëmarrje të ulët …