Pacolli: Mjetet që i merrnin veteranët e rrejshëm t’iu jepen familjarëve të viktimave të luftës

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli ka nisur turneun e tij diplomatik në Azi

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli ka nisur turneun e tij diplomatik në Azi për ku është nisur sot pas përfundimit të vizitës në Itali. “Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behxhet Pacolli, ka nisur turneun e tij diplomatik në Azi, ku do të merr pjesë në konferencën e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, e cila do të mbahet në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka me 5 dhe 6 Maj, 2018”, thuhet në njoftimin për media. Në margjina të kësaj konference, kryediplomati kosovar do të zhvillojë takime me Ministra të Jashtëm të shteteve që e kanë njohur dhe atyre që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Pas pjesëmarrjes në këtë Konferencë Ministri i Jashtëm, Pacolli, do të vizitojë edhe disa shtete të tjera në këtë kontinent. Organizata për Bashkëpunim Islamik i ka 57 shtete anëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …