Ramush Haradinaj: Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës ka ndërmarrë vendime në të mirë të qytetarëve

Ramush Haradinaj: Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës ka ndërmarrë vendime në të mirë të qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se 18 vjet më parë në skenën politike të Kosovës ka ardhur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke krijuar kështu një mes politik. Përmes një postimi në rrjetin social Haradinaj ka theksuar se përgjatë këtyre viteve, Aleanca u shndërrua në një lëvizje, që nuk i lejoi polet ta orientojnë skenën politike nga ndonjëri ekstrem.

“Ardhja në skenën politike, 18 vjet më parë, e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, krijoi një mes politik. Përgjatë këtyre viteve, Aleanca u shndërrua në një lëvizje, që nuk i lejoi polet ta orientojnë skenën politike nga ndonjëri ekstrem. Pas luftës çlirimtare, AAK-ja ishte e vetmja parti që lejoi garën politike duke e respektuar demokracinë e vendit. Në këtë rrugëtim 18 vjeçar, jemi munduar t’ia lehtësojmë Kosovës ecjen përpara. Kjo përpjekje po vazhdon me qeverisjen e tanishme, ku kemi ndërmarrë shumë veprime e vendime në të mirë të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …