Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj thotë se Iowa po kontribuon në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj thotë se Iowa po kontribuon në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj sot ka takuar delegacionin e Iowas që po qëndron këto ditë në vendin tonë. Në një takim të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ministri Beqaj ka bashkëbiseduar me delegacionin nga Iowa për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha në mes të Kosovës dhe shtetit të Iowas. Ministri Besim Beqaj e ka falënderuar shtetin e Iowas për kontributin e dhënë në vazhdimësi për Kosovë dhe ka shprehur interesimin e tij dhe të Kosovës për fuqizim dhe intensifikim të bashkëpunimit në të ardhmen. “Shteti i Iowas po kontribuon shumë për zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, për këtë i falënderova dhe u pajtuam për fuqizim dhe intensifikim të bashkëpunimit”, tha ministri Beqaj pas këtij takimi. Delegacioni i shtetit të Iowas po qëndron për një vizitë në Kosovë, gjatë së cilës, ky delegacion ka takuar udhëheqësit më të lartë shtetëror dhe institucional.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …