Gjermania

Gjermania ka marr vendim për zgjatjen e mandatit të ushtarëve të saj që shërbejnë në KFOR

Gjermania ka marr vendim për zgjatjen e mandatit të ushtarëve të saj që shërbejnë në KFOR-it në Kosovë. Për këtë vendim kanë votuar shumica dërmuese e deputetëve gjermanë: 508 deputetë ishin për vazhdimin e mandatit në Kosovë, ndërsa 136 kundër, 4 abstenuan dhe 61 nuk votuan. Votat pro erdhën nga deputetët e koalicionit qeveritar CDU/CSU dhe SPD dhe të grupit parlamentar të të gjelbërve dhe liberalëve (FDP). Aktualisht në vendin tonë, në kuadër KFOR-it ndodhen rreth 400 ushtarë gjermanë. Por mandati i Bundestagut lejon angazhimin njëkohësisht të deri në 800 ushtarëve. Pjesa tjetër e kontigjentit është në gjendje gatishmërie dhe mund të dërgohen në Kosovë në rastet emergjente. Misioni i ushtarëve gjermanë në Kosovë për 12 muajt e ardhshëm do të kushtojë afër 30 milionë euro. Mandati i ushtarëve gjermanë në Kosovë vazhdohet çdo vit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …