Brickos

Gazeta: “The Guardian”, kritikon futbollistët shqiptarë për shprehjen e ndjenjave kombëtare

Frank Shkreli: Krenohemi me futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka

(Papa Françesku duke bërë me duart e tij shqiponjën shqiptare)

Krenohemi kudo që jemi me futbollistët shqiptarë: Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, për dashurinë e tyre ndaj simbolit të shenjtë të shqiptarëve dhe u jemi mirënjohës për krenarinë që treguan duke shpalosur atë symbol me duart e tyre para gjithë botës! U lumtë dhe qofshin faqebardhë gjithmonë! Në një shënim të të ish-përndjekurit politik të regjimit komunist të Enver Hoxhës, aktualisht diplomat pranë ambasadës së Shqipërisë në Washington, poetit shqiptar, Visar Xhiti, botuar në portalin VOAL.ch….. një foto të shihet Papa Françeskut duke bërë me duart e tij shqiponjën shqiptare. Diplomati Visar Zhiti u kujton gjithashtu shqiptarëve mesazhin e Papës gjatë vizitës së tij në Shqipëri –  “…mos harroni foletë dhe plagët…”. Visar Zhiti: Papa Françesku me duart e Tij bëri shqiponjën shqiptare, natyrshëm dhe shenjtërisht. “Papa Françesku i qeshur, me kaq shumë dritë në sy, me duart e Tij bëri shqiponjën shqiptare, natyrshëm dhe shenjtërisht, kështu na duket neve, që e duam. Ishte në një takim ndërkombëtar rinor. Ndërkaq kujtojmë porosinë që la gjatë vizitës në Shqipëri: “…mos harroni foletë dhe plagët…”. Kur shqiponjën tonë e bën me duar dhe Shenjtëria e Tij, lideri më i madh moral i botës sot, misionari i paqes së popujve, atëherë ne besojmë ende më shumë se ai gjest është dhe i bukur, domethënës, shenjë identiteti po se po, miqësor dhe paqësor, në fund të fundit dhe mirënjohje Qiellit të Vendit tonë…”, shkruan Zhiti, sipas portalit VOAL.CH.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …