Time Kadrijaj

AAK “propozon” Albin Kurtin për komisionin e fshehtë – një tallje politike në Kuvend

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e propozuar këtë të fundit si anëtar të komisionit të fshehtë gjatë seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit. Në këtë seancë të 40-të me radhë, deputeti i VV-së, Artan Dehari, përsëriti kërkesën ndaj partive opozitare që të propozojnë përfaqësuesit për komisionin që ka për qëllim organizimin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit. Në përgjigje, Kadriaj doli në foltore dhe deklaroi se AAK propozon Albin Kurtin për këtë komision – një propozim sarkastik që u interpretua si kritikë ndaj dështimeve të VV-së për të siguruar shumicën parlamentare. Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar, pasi Vetëvendosje ende nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetares së re.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …