leoni

B. Obama: Historia do ta mbajë në mend sulmin në Kongres si një “një moment të çnderimit e turpit të madh për kombin”

Administrata e kryetarit, Barak Obama, po përgatitet ndërmarrë një seri masash kundër Rusisë

Shtypi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  bën të ditur se administrata e kryetarit, Barak  Obama,  po përgatitet të  ndërmarrë  një seri masash kundër Rusisë për ta ndëshkuar këtë vend për ndërhyrjen në zgjedhjet e 8 nëntorit. Sipas gazetës “Uashington Post” zyrtarë amerikanë janë shprehur se këto masa mund të jenë sanksione ekonomike dhe diplomatike. Rusia i ka mohuar akuzat se kryetari  Putin është përfshirë personalisht në hakerimin që i kushtoi me humbjen e zgjedhjes së demokrates, Hillary Clinton. Kryetari i zgjedhur Donald Trump në mënyrë të vazhduar ka mohuar këtë ndërhyrje të Rusisë. Ndërkohë, senatori i njohur republikan Lindsey Graham tha se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane dhe për këtë duhet t’i vendosen sanksione të ashpra.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …