Agim Gashi: Komuna e Prishtinës nuk i bëri përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020

Agim Gashi: Komuna e Prishtinës nuk i bëri përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020

Planifikimi i keq i buxhetit për vitin 2019 dhe realizimi i ulët, sidomos në fushën e arsimit, bëri që komuna e  Prishtinës të mos  përbush obligimet themelore për fillimin normal të vitit të ri shkollor. Pos tjerash, qeveria komunale nuk renovoi në përmasa të nevojshme objektet shkollore e posaçërisht objektin e gjimnazit “Ahmet Gashi” apo siq është i njohur në mendësinë qytetare objektin e “shkollës teknike”. Pra, ky objekt, është pjesë integrale e zonës së mbrojtur të Prishtinës dhe, ashtu sikur është, së paku vizuelisht, kur qytetari kalon aty pari, duhet të ketë para sysh atë pamje origjinale të asaj lagjeje sepse ashtu i është mësuar syri. Sepse kjo është vlerë trashëgimore. Kjo dhe është vlera e asaj lagjeje.

Edhe me Planin Rregullativ, ajo zonë , trajtohet si zonë e mbrojtur. Dhe merreni me mend, nga zyrat e qeverisë të komunës së Prishtinës del informata se do të rrënohet ai objekt që i përket zonës së mbrojtur. Dhe lajmi merr dhenë. E nxënësit dalin në protestë. Bllokojnë rrugët. Kjo katrahurë më bënë të ndjehem keq. Pse ndodhë gjithë kjo papërgjegjësi e qeverisë komunale në raport me komunitetin arsimor dhe në raport me qytetarët e vet?

Do të ndjehej me korrektësi nga të gjithë, po qe se, me kohë , komuna do siguronte mjetet dhe do merrte masat profesionale dhe buxhetore për renovimin e atij objekti dhe, për këtë do të njoftonte qytetarët e vet, nxënësit e mësimdhënësit e kësaj shkolle.

Kjo do të cilësohej si korrektësi dhe përpjekje reale për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor si obligim ligjor i qeverisë komunale dhe kryetarit të saj.

Mos investimet në fushën e arsimit dhe mosgatishmëria për t’qeverisur racionalisht dhe arsyeshmërisht na e kujtojnë thënien e Tomi Blerit , citoj ”Si është arsimi sot, është kombi nesër”.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova pajtohet t’u ofrojë lehtësira të përkohshme qytetarëve serbë në Ligjin për të huaj

Në një konferencë për media së bashku me Sorensenin dhe shefin e Zyrës së BE-së …