Agim Vuniqi: Portreti i Malësorit I

Shikoni këta barbarë! ka thirrur çdo tiran që ka shtyrë në fatkeqësi viktimën e vet, kur më në fund e ka pa të pamundshme me e bërë skllav. Ngjarja e dhimshme e Malësisë nuk i është treguar popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka qenë zhdukur në Evropë, diplomatët-aristokratë të së cilës kanë vendosur të zhdukin nga faqja e dheut popullin heroik shqiptarë. Në sallat e errta të diplomacisë Europiane për shekuj me radhë ka qenë mbyllur e munduar fati i malësorëve, të cilët ndërtojnë historinë me shekuj. Edhe tani, me lot ndër sy dhe krejt e dobësuar nga robërija dhe padrejtësia e shekujve, Malësia po nxjerr përpara duart thatanike për të kërkuar drejtësi dhe liri; por akoma më kot.

Kështu nuk mendoi një grup malësorësh, njëri ndër komunitetet më të vjetra të shqiptarëve të cilët shpërthyen hendekun e heshtjes duke kontribuar për tërë hapësirën shqiptare, e bënë këtë sepse vuajtjet i kishin të mëdha. Ata dora-dorës shkelën tokën e bekuar të Amerikës, zëri i fëmijëve, i burrave, i grave, i pleqëve kudo në qytetet e SHBA-së kumbonte shqip, me flamurin kuq-zi dhe shkabën dykrenare në mes, ishin të rinj dhe plot energji, shpeshherë shterej zëri nga kërkesat e vazhdueshme për liri e demokraci, aty ishte familja e Gjokë Martinit, ai i printe valles së lirisë, ishin edhe të tjerët, më të rinj, krah për krah. Dhe lufta foli, krismat e pushkëve ishin kumt i lirisë, formuan “Fondin e Luftës”, nuk ka luftë pa financa, pa diplomaci, ishin të rreshtuar për të kontribuar, Luigj Gjokaj, kryetar; Lek Leci Gjonaj, Kolë Gojçaj, Rrok Dedvukaj, i cili më vonë vuajti në qelitë malaziase,

Kolë Dedvukaj, i burgosur politik, Dodë Lucaj, i burgosur politik, Pjeter Dedvukaj, i burgosur politik, Pjetër Dedivanaj, ish deputeti Lek Lulguri, i cili në parlamentin malazias foli fjalët profetike se do të pavarësohet Kosova, Kujtim Qafa, Marash Nucullaj, Vasel Dedviukaj, Toni Junçaj, Marash Ulaj, gazetarët: Gjeto Sinishtaj, Gjekë Gjonlekaj, Gjon Lulgjuraj; në luftë dërguan bijt e shqipes në Batalionin “Atlantiku”, ndër ta ishte Nikoll Perkaj, baba i 9 (nëntë) fëmijëve; në kuadër të forcave shumëkombëshe të NATO-së u rreshtua edhe Luka Juncaj, më vonë arsimtar i gocave të mia… ishte një armatë e tërë malësorësh me fanela kuq-e-zi…

 

Lufta përfundoi, Kosova fitoi pavarësinë, Shqipëria u inkuadrua në NATO, Mali i ZI u pavarësua me votat e shqiptarëve, dhe sërish shqiptarët atje flasin për demokracinë, për lirinë, si një arritje që nuk e shijuan. Dhe sërish historia e tyre shkruhet me djersë, burgosje, dhunë, ata nuk heshtin, ngrehin zërin në tubime, në protesta paqesore, si ajo kundër paktit trepalësh Rama-Thaçi-Gjukanoviq në New York…

Megjithëse ka shumë për të thënë, ata deshën të dalin përpara dhe ta thonë këtë ndodhi, që përmes të ligjërimit të shkenctarëve, pjesëmarrës të simpoziumit shkencor “Hoti në rrjedhat e shekujve” i mbajtur në lokalet e Kishës së Shën Palit, i gjithë hapësirës kombëtare të japin përshkrimet më të sakta për tokën, origjinën, gjuhën, zakonet dhe historinë e këtij populli, për intrigat e Europës për ta mbajte këtë popull skllav të Turqisë, mundimet dhe kërkesat e drejta të tij për liri dhe pavarësi, dhe më në fund ata hodhën hapin se si Amerika mund ta ndihmojë duke i prirë këtij populli në të drejtat e tyre.

Brez i fuqishëm gjaku i shqiptarëve, është gjak burrërie. Shqiptari i ka dhënë Turqisë gjeneralët dhe ministrat më të mirë. Vëllezërit e tyre në Itali, Toskanët, vunë themelet e vertetë të madhështisë së Romës. Pesë perandorë të Romës qenë bij malësorësh Ilirianë; ata e forcuan racën Italiane. Në grykat dhe në malet e Atikës gjuha Shqipe është në përdorim edhe sot. Në përpjekjet e Greqisë për liri, shqiptarët lanë emra fame. Ata trazohen me të tjerët, por në trazim nuk bashkohen, domethënë nuk i përziejnë gjakun dhe zakonet e tyre.

Të ruajturit e gjuhës dhe të zakoneve të veta nën thembrën dhe tiraninë e shekujve tregon mundësitë e një race të fortë e të pamundëshme. Do të shohim se si Europa e përdori këtë çelës të Ballkanit për të mbajtur mbyllur dyert e mëshirës e të dritës mbi një popull, i cili tani po lutet për demokraci e liri. Më së bukuri diti t’i këndoi këtyre burrave poeti i Shqipërisë Etnike Zeqir Gërvalla në poezinë “Portreti i një Malësori”, në kuadër të botimit me poezi “Prania e Sfinksit” e botuar në Prishtinë më 1990.

PORTRETI I NJË MALSORI

Në shpinë – një barrë

Në kraharor – një varrë

Në sy – një lot

Në zemër – barot…

Këmbëzbathur ecën

Rrugës zikzake të malit:

“A t´ja zë pritën hasmit –

A t´i blej abetare djalit?“

Nuk do i veçoja shqiptarët veç e veç, realisht shqiptarët e Malit të Zi (jo vetëm malësorët e Malësisë së Madhe, meqë ka të bëjë me nocion gjeografik, jo nacional) kanë kontribut madhor në realizimin e shtetësisë së Kosovës, tendencave të Malit të Zi për pavarësi, plotësimit të kërkesave politike gjysmake të shqiptarëve ne Maqedoni, por edhe demokratizmit të Shqipërisë.

Lirisht mund të them ata ishin dhe janë krenaria e kombit, meqë ata u shquan duke ndihmuar, luftën dhe jetën në Kosovë, duke ndihmuar lëvizjet politike dhe ushtarake të UÇK-së në të gjitha territoret shqiptare, ata morën pjesë edhe drejtpërsëdrejti në luftën vetëmbrojtëse të Kosovës duke u rradhitur në anën e forcave të koalicionit multinacional dhe NATO-s, edhe përmes batalionit Atlantiku.

– Malësorët fisnor “Shtatë të madhërishmit”

Rajoni është i përbërë nga një bashkësi që përfshinë pesë Fiset e lashta ilire, Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati, Shkreli; është dokumentuar që kanë jetuar së bashku qysh nga, të paktën, nga mesjeta …. Vonë është shtuar Trieshi dhe Koja e Kuçit. Në vitin 1913 kur fuqitë europiane vendosën kufijtë e Ballkanit, ata u ndanë në dy pjesë Malcia. Gruda, Trieshi, Koja, Rugova, Vuthaj, Martinaj, pjesë e Hotit dhe të shumë fshatrave rreth Liqenit të Shkodrës dhe detit Adriatik që ishin pasardhës të Malcisë, iu dhanë Malit të Zi, ndërsa pjesa tjetër e mbetur e Malcisë mbet brenda kufirit shqiptar.

Malësia dje dhe sot

Kërkesa e vazhdueshme e qeverisë malazeze para pavarësisë, por edhe pas saj, ishte kërkesë e shkëputjes së ndikimit dhe dominimit të politikës serbe, ishte pra kërkesë e natyrshme që kishte si synim ringritjen e vlerave politike, ekonomike, kulturore, gjuhësore, në nivelin më të lartë shtetformues, pse pra kërkesat e arsyeshme të qytetarëve shumicë- malazezëve për të cilat pajtoheshin plotësisht shqiptarët, t’u mohohen atyre, kjo do të ishte politikë dështake dhe e pamoralshme, meqë shteti që pretendon të inkuadrohet në BE duke u thirrur në vlerat e demokracisë, nuk do të ishte i realizueshëm plotësisht po që se ai plotëson vetëm kërkesat e qytetarëve shumicë, duke shkelur kërkesat e qytetarëve që janë të nacionaliteteve tjera, pakicë, por që janë pjesë përbërëse e shtetit të ri të Malit të Zi. Kjo nuk duhet vështruar vetëm nga konteksti i Malit të Zi të pavarur, meqë edhe ashtu ky synim u

plotësua përmes referendumit që organizojë  qeveria malazeze për të cilin u patën pajtuar edhe shqiptarët në Mal të Zi, por jo edhe të gjithë shqiptarët në diasporë.

Fundja shqiptarët në Amerikë u kanë ndihmuar shumë përfaqësuesve të Kongresit: Dhomës së reprezentuesve dhe Senatit që të kuptojnë më për së afërmi situatën politike në ish-Jugollavi, ata kanë meritën më madhore për shembjen e komunizmit në ish-Jugosllavi dhe Shqipëri, prandaj ata meritojnë rrespekt edhe për faktin që si qytetarë amerikanë-tatimpaguas janë ndërtues të prosperitetit amerikanë, ruajtës dhe kultivues të vlerave prodemokratike amerikane…Vazhdon

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Është një ditë tanimë e rëndomtë, në tendë. Vazhdimisht po bën mot i lig. Edhe …