Brickos

Agim Vuniqi: Portreti i Malësorit II

Malësorët e Malësisë së Madhe kontribues të luftës dhe të paqes

 

Problemi i shqiptarëve në Mal të Zi është problem që prek jo vetëm ndjenjat nacioanale të shqiptarëve, është problem që ka ngërthyer në vete kujtesën e tyre historike, të Malësisë dhe malësorëve, të shumë gjeneratave që u larguan forcërisht nga trojet etnike, por të cilët kultivuan dashurinë e përhershme për vendlindjen dhe kombin, të cilin dhanë jo vetëm dollarët por edhe jetën…

Reprezentimi i tyre para opinionit amerikan është shumë i denjë, ngase ata kanë akumuluar bagazh respektabël intelektual në Univerzitetet amerikane, prandaj çdo nismë e tyre përshëndetet nga shumica e shqiptarëve në Amerikë, ajo është dëshmia më e mirë se përmes tyre dhe shumë aktivistëve tjerë përcillet mesazhi i paqes, por edhe i paknaqësisë nëse bie ndesh me rregullat e demokracisë dhe nëse shkilen në mënyrë permanente të drejtat institucionale kolektive të shqiptarëve dhe të tjerëve në Ballkan

Ç’është e vërteta një aktivitet i shquar kulturor-shkencor me pjesëmarrjen e disa dhjetëra shkenctarëve hapi edhe dilema të reja, të atyre që janë përgjithësisht të heshtur dhe që më tëpër parapëlqejnë pasivitetin politik, që është shprehje e mosguximit qytetar dhe dogmatizmit politik, dhe atyre që përfaqësojnë konceptin konsekuent dhe konstruktiv amerikan, atë të dinamizmit në politikë, për të lëvizur gjërat që realisht nuk janë aspak triviale.

Emri i vërtetë i asaj toke është Shqipëri dhe i popullit Shqiptar që domethënë toka dhe bijt e Shqipes. Shqipëria, në mes të Malit të Zi dhe të Austrisë kah Veriu, le Serbinë kah Lindja dhe Greqinë kah Jugu, dhe shtrihet 390 km përgjate bregut Lindor të Adriatikut. Ajo është shumë afër bregut Italian ku qytetet dhe portet prej Brindisi deri në Venedik, duket sikur duan me thënë se janë kryenaltë me përparimin dhe lumturinë e tyre përpara anës tjetër të shkretë të detit të fqinjës së vet. Ky konfiguracion gjeografik, ka ndikuar edhe në kulturën e tyre, kufijtë poroz të Shqipërisë kanë qenë të sulmuar, jo vetëm ushtarakisht, por ka pasur edhe një influencë kulturore, pastaj dialektet e ndryshme kanë krijuar dallime qysh në start, gjë që padashje ka ndarë komunitetin shqiptar edhe në Amerikë.

Ndërtimi i katër qendrave të kultit ku duhet të kryejnë ritet fetare besimtarët, janë shndërruar edhe në qendra kulturore, afariste, sportive, të mësimit të gjuhës shqipe për më të vegjlit, këtyre qendrave iu ka shtuar edhe ajo Ballkanike, fatkeqësisht mungon Qendra Kulturore e financuar nga dy shtetet Shqipëri dhe Kosovë, ku komunikimi me mërgimtarët do të zhvillohej normalisht dhe në baza institucionale.

Shumica e mërgimtarëve, para vitit 1981, por edhe më vonë kanë qenë pjesë e aktiviteteve, ku shteti përmes mekanizmave të tij ka pasur influencë të drejtpërdrejtë në promovimin e “bashkim vllaznmit” jugosllav dhe ka kontrolluar lëvizjet e mërgimtarëve, së fundi mediat lokale publikuan informacionin se shteti malazez ka hapur një qendër kulturore në New York duke investuar 1 milionë dollarë, ndërsa në mesin e sponzoruesve kanë gravituar emra biznesmenësh shqiptarë.

Eshtë disi sinjikativ fakti se Ambasada e Republikës së Kosovës dhe ajo e Malit të Zi janë të vendosura në një ndërtesë, dhe në shumë pronocime ministri i jashtëm i Kosovës lëvdëron raportet e shkëlqyera me qeverinë e Gjukanoviqit, edhepse ai vendosshmërisht ua refuzon asamblen komunale të Tuzit dhe e ka lënë gati pa pushtet asmblen komunale të Ulqinit.

Pastaj kohët e fundit, vërehet një disperzion më i theksuar i shqiptarëve vatësisht prej cilës krahinë kanë ardhur, dhe cilit dialekt i takon të folurit e tyre, janë krijuar shumë shoqata krahinore, të cilat nuk figurojnë në regjistrin e shoqatave të regjistruara, që sipas themeluesëve quhen atdhetare, është vështirë të kuptoj njeriu këtë eksplorim kaq të madh atdhetarizmi nga jasht, përveq atyre që jetojnë në SHBA, të cilët përpiqen ta bartin me vete kudo, edhe në ëndërrat e tyre, një copë atdheu, prekja dhe përkdhelja e të cilit iu kishte munguar që nga lindja, foshnjëria, rinia, burrëria, pleqëria, deri në momentet e fundit të përshëndetjes me vëllezërit mërgimtarë…

Kohët e fundit komuniteti është paisur me goxha shumë klube ku takohen mërgmtarët, në disa prej tyre kushtet  janë relativisht të mira, janë të vendosur ekranet televizive, dëgjohen lajme, përcillen ngjarjet sportive, dredhet dhe tymoset duhani, ngrehet dolli ndonjë gotë raki rrushi, dhe çdo gjë funksionon sepas kërkesave të klientëve, në disa prej tyre, ka tavolina të biliardos, tabela të shahut, aty këtu mund të shihet ndonjë tavolinë pingpongu, edhe preferencat politike dha partiake barten nga vendlindja nga kanë ardhur ata, çdo gjë fillon dhe mbaron me fjalë…

Malësorët  në SHBA erdhën të rinj, shumica e tyre, e kosovarëve, e shqiptarëve të Maqedonisë, të gjithë ama të gjithë kishin kujdesin e Kishës në kampet italiane të refugjatëve, ishte kohë e garimit në armatim e SHBA-së dhe BRSS, ishte kohë kur ideologjia ua kishte fshirë trurin njerëzve, ata ishin të ghetoizuar dhe dinin pak për jetën në perëndim, vështirësit ishin të mëdha, barierat gjuhësore gjithashtu, dhe të parët që erdhën, punëtorë si milingona, ua krijuan hapësirën atyre të tjerëve që vinin njëri pas tjetrit, ishin hallka që lidheshin në zingjir, i cili rritej dhe bëhej më i fortë. Ardhja e tyre dhe pamundësia për t’u arsimuar, i bëri ata monolit, ngase e kishin vështirë të integrohen në jetën amerikane, por kolosët shqiptarë që i dhanë vulë shqiptarizmës intelektualët Fan S. Noli dhe Faik Konitza ishin edhe udhërrëfyesit e tyre dhe të kombit, shoqata “Vatra” ishte vatër e

krijuesve të rinjë dhe qendër e kulturës dhe shkencës shqiptare.

Malësorët vazhduan misionin e tyre biblik, nuk ndaheshin nga njëri tjetri, ata për të ruajtur identitetin e tyre kombëtarë dhe gjuhësorë përpiqeshin të bënin diçka, dhe foli historia, shpërthyen demonstratat republikane në ish Jugosllavi, kudo në Prishtinë, në Gjakovë, në Mitrovicë, në Tuz, në Ulqin, në Preshevë, në Shkup, në Tetovë, në Kërqovë, besëlidhja po merrte frymë, dhe i pari dhe i vetmi intelektual shqiptarë që foli drejt, ishte i pathyeshmi Ukshin Hoti (i fisit Hot), i cili ishte sekretar i sekretariatait për marrëdhënie me botën e jashtme, sipas Kushtetutës së Kosovës kishte rangun e ministrit të punëve të jashtme.

Kosova u varrua, gjëma dhe varrët e saj u shtrin gjithandej ku jetonin shqiptarët, malësorët më 1981 themeluan Kishën e Shën Palit, ata thonë se mënyrë tjetër në Michigan nuk kishte për të treguar atdhetarizmin e tyre, ata i kishin dhënë oreolën e një qendre patriotike, themelues i së cilës ishte Dom Prenk Camaj, thotë veprimtari Luigj Gjokaj, njëri ndër themeluesit e “Fondit të Luftës”, i cili bashkoi thuajse të gjithë malësorët, në mesin e tyre ishte edhe Lek Leci Gjonaj, i cili kishte marrë bekimin e gruas e shtrirë në spital të dërgon kontigjentin e armëve të sofistikuara për luftën e drejt dhe çlirimtare të UÇK-së, ai dhe bashkëqytetarët tjerë sponzoruan manifestimin më të madh kulturor të mbajtur deri më tash në Michigan të emruar si Simpozium Shkencor ” Hoti ndër shekujt e historisë”, të mbajtur në Kishën e Shën Palit.

Nuk ka ndonjë informatë të saktë kush janë sponzoruesit, por përflitet se simpoziumi shkencor ka pasur kosto të lart financiare, afër 100.000 dollarë amerikanë, dhe aty janë përfshirë biletat e pjesëmarrësve, buajtjet e tyre 1 javëshe në hotel dhe shpërblimi 1000 dollarë, nuk ka ndonjë informatë se në mesin e studjuesve ishin Prof. Dr. Mehdi Hyseni, studjues i nivelit ndërkombëtarë, pastaj Prof. Dr. Sami Rrepishti dhe profesor tjerë që jetojnë në SHBA, çuditërsht në mesin e mysafirëve nuk ishte asnjëri prej diplomatëve të dy shteteve, të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët deri vonë kanë qenë të papritueshëm të marrin pjesë në darka dhe dasma familiare.

Nëse ky spektakël shkencor më i madhi që është mbajtur në SHBA, nuk ka sjellur diplomatët shqiptarë, atëherë diçka nuk është në rregull me ta, sepse ata duhet të dëgjonin zërin e shkenctarëve, dhe të përcillnin në kancelaritë evropiane kumtesat shkencore të pjesëmarrësve, është një pyetje e thjeshtë kend e përfaqësojnë ata nëse nuk marrin pjesë në galla shfaqje të tilla, ngase do të ishte ky një mesazh paqeje në komunitet, të cilin disa vite e përcjellin raportet e lëkundura të klerikëve, dhe këto raporte mund të kenë refleksione negative te besimtarët, bile të ketë partneritet të barabartë  të përfaqësimit, dhe të pjesëmarrjes në gjatë festimit të evenimenteve të karakterit kombëtarë, ata i udhëzojnë librat e shenjtë të falin dhe të pranojnë faljen, ta duan paqen dhe ta vendosin paqen, ata edhe paguhen për këtë qëllim. Prandaj pranë qendrave të kultit funksionojnë Këshillat,

që kanë rolin këshillues dhe ekzekutiv, sipas ligjeve në fuqi, për ata shteti i ka pranuar si organizata mirëbërse, të liruara nga tatimi, por shteti iu ka mundësuar edhe dhënien e donacioneve sponsoruesve me kusht që ata të lirohen nga tatimi.

Siç thotë Luigj Gjokaj. në Kishën e Shën Palit çdo herë ndihej dhimbja për atdheun dhe dhimbja e tyre ishte manifestim, dhe para çdo manifestimi ata nderonin me një minutë heshtje viktimat e terrorit serb, dhe dëshmorët e rinj.

Dëshmorët e kombit, nderoheshin kudo, vargoheshin pas Murat Mehmetit 16 vjeçar, që kishte dhënë jetën në moshën më të re, më 28 nëntor 1968, ishte ky atentati i parë politik në tokat shqiptare, i thirrjes për liri dhe demokraci.

Dhe që nga ajo kohë, kur në Prishtinë, me inciativën e Akademik Ali Hadrit, u hap simpoziumi i parë historik shkencor për Skënderbeun, për nder të 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut (1405-1468), logoja e tij ishte bërë simbol i pashlyerë në gjoksat e të rinjëve universitar. Ky simpozium ishte shtysë i manifestimeve tjera kulturore, dhe gurëthemel për hapjen e Universitetit të Prishtinës, aty u regjistruan shumë malësorë të cilët fituan dije dhe atë e shpërndan në Malësi, u krijuan shumë shkollarë nga Maqedonia, nga Presheva etj. Filluan të frymojnë më atdhetarisht shqiptarët, intelektualët e parë bartën barrën e patriotizmit. U dëgjua edhe zëri i spikereve të para shqiptare, të cilat cicërronin shqip, shiquesit dhe dëgjuesit shqitarë thithnin shqip ngjarjet e ditës, pastaj u themelua RTP-ja dhe çdo gjë ishte më ndryshe.

Pedagogët dhe profesorët më eminent nga Shqipëria takoheshin së pari herë me studentët shqiptarë, ata ishin edhe kontribuesit më të mëdhenjë të rritjes së dashurisë kombëtare, në mesin e tyre ishte më i dashuri profesori nga Malesia, Prof.dr. Tom Berisha, i cili fillot të jipte lëndën e Hidraulikës më vonë  edhe atë të Termodinamikës në Unversitetin Prishtinës, fakulteti teknik, dega e makinerisë, ai ishte i veçantë, përherë i buzëqeshur, përveq që ishte pedagog i shquar ai ishte edhe novatorë i sistemit raketor, ai ishte edhe udhëheqësi i oficerëve të rinj shqiptarë të cilët studjonin në Zagreb, të cilët gjatë luftës në Kroaci iu bashkangjitën ushtrisë kroate, ai nuk ndalej themeloi edhe LDK për Kroaci, çdo gjë bëhej në shërbim të atdheut… Vazhdon

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Sot është dita e tretë e ofensivës së përgjithshme të forcave ushtarake e policore serbe. …