Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe t'i shmangen zjarrvënieve

Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe t’i shmangen zjarrvënieve

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, iu është drejtuar qytetarëve me apel për aktivizëm në parandalimin e zjarrvënieve në pyje dhe hapësira tjera, publike dhe private. Sipas një komunikate për media, sezoni i verës karakterizohet me temperatura të larta të ajrit të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura. Andaj, kjo agjenci ka apeluar te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë në shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë në numrat emergjent, si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit kudo që ai mund të paraqitet.

Kontrolloni gjithashtu

Pretendimi i Uk Lushit: “Kurti e di verdiktin e Speciales”, por mungojnë provat publike

Një deklaratë e bërë nga aktivisti dhe veprimtari në Shtetet e Bashkuara, Uk Lushi, ka …