Agron Xhemajli: Ndahet nga jeta shoku ynë i veprimtarisë, Enver Visoka

Enveri rrjedhe nga ane e Llapit, dhe ka jetuar shume kohe ne Kodren e Trimave, ndersa pas luftes ne Kodren e Diellit, dyja lagje revolucionare me nam te madh.
Enveri jetoi 65 vite. Para dy dite shkoi pergjithmone, por la pas nje jete veprimtarie me vlera kombetare qe e ben te paharruar. Ai kontribuoi per çlirimin e atheut dhe ishte i pakursyer ne çdo gje.
Vetem ne fillim te viteve ’90 kishim rastin ta kemi ne kuader te punes organizative te ndertimit te njesiteve guerilje ne Prishtine e Podujeve e gjetiu, dhe ne stervitjet ushtarake qe beheshin ne rajonin e Prishtines e Podujeves. Enveri dha kontribut ne kete veprimtari luftarake teper te rende te behej nen hunden e pushtuesit te perqendruar maskimalisht ne kryeqytet si askun tjeter. Kjo ishte “uvertyra” e UÇK-se qe lindi me pas nga terreni i pergatitur mire ne keto ane. Kjo veprimtati e kenaqte Enveri, i cili thoshte me humorin e tij te perhershem “qortues”:  “ashtu djema, vetem pushka i vjen hakut armikut”!
Enveri nuk kursente as kafshaten e femijeve per kryengritjen. Ai strehoi edhe ne shoket ilegal. Sidomos na ndihmoi ne mbajtjen e lidhjeve, ne armatosje, ne furnizim, dhe ku jo! Enveri kishte cilesi te larta patriotike, e enderronte bashkimin kombatar, i vetdishem se duhet sakrifiku shume per te. Nuk kishte rrezik qe ate mund ta luhaste nga veprimtaria. Kur bisedonte per detyrat, qe secila prej tyre bartete rrezikun per jete, Enveri ishte qe nga pamja e fytyres e deri ne çdo detaj shpirteror uragan i guximit. Çdo rreziku i ka hyre me lehtesi absolute. Ai mbillte siguri e oprimizem.te te gjithe ne. Per ne me te rinjet tregonte respekt te madh dhe shume perkrahje.
Ai me keto vyrtyte nderoi vehten, dhe e beri pjese te historise kombetare, nderoi prinderit e vet, familjen, dhe tere popullin.
Ne do ta kujtojme Enverin pergjithmone, me respekt te madh, me mall dhe krenari.
Kishim nderin te jemi krah tij, shume mesuam nga ai, shume na dha ne shokeve, po mbi gjitha atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Me 7 maj 2024 në Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania, bëhen homazhe në 26 vjetorit të rënies heroike të Heroit Bahri Fazliu

Këshilli Organizativ, ka bërë të ditur se,organizohen homazhe  për nder të 26 vjetorit të rënies …